Arteta tenton t’i ikë presionit, e sheh Liverpoolin favorit për titullin e Ligës Premier

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta e ka pranuar se Liverpooli është favorit për titullin e Ligës Premier pasi nënshkroi me Alexander Isak.
Arsenali që tre vite radhazi është nënkampion i Anglisë, ndërsa sezonin e kaluar ishte prapa skuadrës së Arne Slot, me dy gjigantët anglezë që vlerësohen favoritët e vetëm edhe për këtë edicion.
Të premten, Arteta në konferencë për media u pyet nëse nënshkrimi i Isak për Liverpoolin ka pasur ndonjë ndryshim në garën për titull.
“Epo, janë më të fortët sigurisht. Kanë arritur të marrin, dy nga lojtarët më të mirë që kanë qenë në treg këtë verë dhe ia dolën ta finalizojnë punën deri në fund”.

“Janë shumë të fortë, por ne duhet ta shohim vetën dhe ta kemi aftësitë e tona për t’i mposhtur. Kjo është e tëra”.
Arteta e komentoi edhe humbjen ndaj Liverpoolit, ku deklaroi se mendon njëjtë si trajneri Arne Slot.
“Mendoj se Arne Slot e ka shpjeguar mirë ndeshjen kur tha se nëse do të luanim 10 herë atë sfidë, tetë herë do të ishte barazim dhe nga një fitore për të dyjat. Momenti magjik e vendosi lojën, prandaj duam më shumë. Duam të fitojmë më shumë ndeshje”./Telegrafi/



















































