LAJMI I FUNDIT:

Artan Hoxha tjetër “bombë”: Prokurorë, gjyqtarë e biznesmenë investuan në parcelat me kanabis (Video)

Artan Hoxha tjetër “bombë”: Prokurorë, gjyqtarë e biznesmenë investuan në parcelat me kanabis (Video)

Gazetari investigativ Artan Hoxha, fill pas zbulimit të dy pistave për uljen e avionëve të drogës në jug të vendit, njëra në malin Çajup dhe tjetra në Kardhiq të Gjirokastrës, lëshon një tjetër bombë, duke zbuluar edhe vendet ku transporton kanabis Shqipëria, por edhe arsyet pse ka rënë këtë vit çmimi i kanabisit shqiptar në tregun evropian.

Hoxha shprehet se shkak për rënien e çmimit është bërë mbiprodhimi, ndërsa shton se këtij “biznesi” i janë futur prokurorë e gjyqtarë, po ashtu edhe biznesmenë të ndershëm.


“Shqipëria ka pasur mbiprodhim. Kjo ka çuar në ulje të çmimit brenda territorit dhe 50% më të ulët edhe në vendet evropiane. Gjithë operatorët e rinj të futur në treg, theksoj se futën edhe biznesmenë të ndershëm që nuk iu ecnin bizneset e tjera, fermerë hallexhinj. Ata nuk i kanë linjat e trafikut dhe janë detyruar të shesin lirë se rrezikojnë të kapen, nuk kanë as ambiente, magazina hangarë, kushte për ruajtjen dhe tharjen e kanabist. Në këto kushte çmimi nga 300 euro ka shkuar deri në 100 apo 70 euro për kg. Në disa vende kanë investuar edhe persona brenda sistemit të drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë. Ata thonë se të ardhurat i kanë nga investime në bono thesari e bursa on line, por me sa duket duke parë edhe epideminë kombëtare kanë investuar para tek elementë që mbjellin kanabis dhe në fund të procesit marrin përfitim”, u shpreh Hoxha.

Hoxha tregoi edhe vendet e Europës që sipas tij, i furnizon Shqipëria me kanabis, por edhe sa varion çmimi i lëndës narkotike, kaq shumë të përhapur në vendin tonë, siç tha Hoxha, shkruan BalkanWeb.

“Shqipëria furnizon me kanabis Italinë, Greqinë, Turqinë, Gjermaninë dhe më pak vendet Skandinave, atje çmimi i 1 kg arrin deri në 5 mijë euro”.

Hoxha u shpreh se çmimi i kanabisit që transportohej nga Shqipëria u rrit kur në treg hyri Turqia, ndërsa shtoi se “në Francë Shqipëria s’ka pjesë luani”.

Sipas tij, atje mbizotëron kanabisi i Marokut, ndonëse cilësisht nuk është më i mirë se i Shqipërisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori