Lëvizja Vetëvendosje ka dalë dje me një analizë për rezultatin e zgjedhjeve lokale. Përmes një njoftimi në Facebook LVV thotë se nuk janë të kënaqur me numrin e komunave të fituara duke përmendur disa arsye për këtë mos sukses.
Analistët në “Debat Plus” kanë komentuar këto arsyetime të LVV-së për zgjedhjet lokale.
Vehbi Kajtazi thotë se arsyetimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka shumë pasaktësi në vetvete.
“E para nuk është e vërtet se të gjithë u bënë bashkë kundër LVV-së, pasi e dimë që LVV ka pasur koalicione në disa komuna. Në Prishtinë nuk ka pasur koalicione parazgjedhore. Në Prizren ka pasur koalicione, por më shumë ka pasur LVV koalicione se të tjerët”, deklaroi Kajtazi.
Ylli Hoxha thotë se LVV në këtë komunikatë më shumë merret me të tjerët se me veten në raport me rezultatin e zgjedhjeve.
“Në politikë nuk ka ne dhe ata. Në momentin kur dikush nuk është me ty, është kundër teje në politikë. Gara nuk ka dy fitues, ose fiton ti ose tjetri. LVV jo në të gjitha komunat ka kaluar keq. Pse ka kaluar mirë LVV në Gjilan e Kamenicë, pse kaloi mirë në Podujevë kur të gjithë e prisnin që do të humbasë”, deklaroi Hoxha.
Albert Krasniqi thotë se komunikata e LVV-së është më shumë rezistencë për ndryshim.
“LVV është e vërtet se është angazhuar vonë në fushatë pasi kanë llogaritur në entuziazmin e 14 shkurtit që me automatizëm do të konvertohet në sukses edhe për zgjedhje lokale. Nuk qëndron se LVV nuk ka pasur koalicione pasi diku është mbështetur e dikë ka mbështetur në komuna. Qëllimi ka qenë polarizimi i shoqërisë…Albin Kurtit nuk i besuan qytetarët se ai do t’ua zgjidh problemin e kanalizimeve por i besojnë atij në çështje nacionale”, deklaroi Krasniqi.
Astrit Gashi thotë se LVV nuk mund të bëjë vetëkritik për të gjitha detajet e rezultatit të saj të dobët.
“Ato kritika nuk përfundojnë në komunikata për publikun. Qeveria nuk e ka përmendur rolin e qeverisë në këtë rezultat. Ajo qëllimisht nuk e ka përmendur këtë rol pasi dihet se qeverisja ka pasur ndikim në këto zgjedhje. Pjesa e dytë e komunikatës ku sulmon partitë tjera, qëllimi ka qenë të mbajë mobilizimin e elektoratit. Por do të jetë problem për të ardhmen e LVV-së nëse vërtet mendon se kapitali është bërë bashkë kundër tyre”.
Bujar Dugolli thotë se në LVV kanë pasur përgjegjësi për rezultatin të gjitha strukturat përfshirë deputetët e zonave të caktuara./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë