Të kërkosh falje për gjërat që nuk meritojnë një shprehje të tillë shpesh rrjedh nga dëshira për të treguar respekt, për të fituar mirënjohje ose për të shmangur konfliktin. Edhe pse duket si një shprehje që nuk bën dëm nëse përdoret, ajo mund të jetë e dëmshme për reputacionin tuaj.
Kërkimfalja e tepruar projekton mungesë bindjeje në mendimet e tua, gjë që mund t’i bëjë të tjerët të vënë në dyshim besueshmërinë tënde, duke të bërë të dukesh i dobët dhe i pasigurt. Mund të zvogëlojë gjithashtu ndikimin e një kërkim faljeje të vërtetë në të ardhmen.
Shade Zahrai, është një trajnere e lidershipit që është trajnuar në Harvard dhe ajo gjithmonë i inkurajon njerëzit që të ndryshojnë gjuhën e tyre nga kërkimfalja në vlerësim. Duke shprehur mirënjohje, ju lini një përshtypje më pozitive.
Në vijim janë disa nga rastet kur duhet të shmangni shprehjen “më falni” dhe çfarë duhet të thoni në vend të kësaj:
“Ju kërkoj falje që duhet të më ndihmosh kaq shumë”.
Kur ofroni një falje për të kërkuar kohën e dikujt, mund të nënkuptojë se veprimi për t’ju ndihmuar është një barrë ose bezdi. Kjo mund t’i bëjë ata më pak të gatshëm për të ndihmuar përsëri më vonë.
Çfarë duhet thënë në vend të kësaj: Vlerësoni kontributet e personit dhe theksoni ndikimin pozitiv të veprimeve të tyre.
“Unë e vlerësoj që gjetët kohë për të dhënë komente”.
“Mbështetja juaj do të thotë shumë për mua. Nuk mund ta kisha përfunduar projektin pa ty”.
“Më falni nëse po flas shumë”.
Të kërkosh falje pasi që flisni e ul mesazhin tënd. Nëse filloni të ndiheni sikur po merrni shumë kohë në skenë, thjesht ndaloni dhe lëreni audiencën të përpunojë informacionin.
Çfarë të thoni në vend të kësaj: Shprehni mirënjohjen për mundësinë për të folur ose për të ndarë mendimet tuaja. Kjo qasje pozitive e shpreh një lloj vlerësimi për kohën dhe vëmendjen e njerëzve – transmeton Akademi Pune.
“Faleminderit për dëgjimin tuaj. E vlerësoj mundësinë për të ndarë idetë e mia me ju”.
“Gatishmëria juaj për të më dëgjuar do të thotë shumë për mua”.
“Më falni nëse jam shumë emocional”.
Kur kërkoni falje për shprehjen e emocioneve, jeni duke krijuar një atmosferë kufizuese, e cila nuk është e favorshme për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme. Gjithashtu mund të dekurajojë pa dashje të tjerët që të ndajnë ndjenjat e tyre me juve.
Çfarë të thoni në vend të kësaj: Vini në dukje rolin e personit tjetër në bisedë dhe shprehni vlerësimin për durimin dhe ndjeshmërinë e tyre. Kjo vërteton emocionet tuaja si një pjesë e natyrshme dhe e rëndësishme e diskutimit.
“Faleminderit që dëgjuat dhe kuptoni këndvështrimin tim. Ndihem shumë mirë për këtë”
“Po ndihem i tronditur tani, ndaj vlerësoj mbështetjen tuaj”.
“Më falni për vonesën”.
Duke supozuar se vonesa nuk ka shkaktuar dëme ose shqetësime të mëdha, kërkimi i faljes thekson negativitetin dhe mund të nënkuptojë se koha e personit tjetër është humbur, duke ju bërë të dukeni jo të besueshëm ose joprofesionist.
Çfarë të thoni në vend të kësaj: Në vend që të theksoni vonesën, tregoni se e vlerësoni kohën e tjetrit duke shprehur mirënjohje për gatishmërinë e tij për të qenë të durueshëm dhe të qetë.
“Faleminderit për durimin tuaj!”.
“Faleminderit për pritjen. Unë e vlerësoj mirëkuptimin dhe fleksibilitetin tuaj”.
“Më falni që vazhdoj të bëj gabime”.
Kërkimi i faljes për gabimet e vogla mund të sugjerojë që ju mungon aftësia ose kompetenca për të performuar mirë. Kjo përfundimisht dëmton vetëvlerësimin tuaj dhe i lë njerëzit të pasigurt se si të përgjigjen.
Çfarë duhet thënë në vend të kësaj: Shprehja e mirënjohjes për durimin dhe mbështetjen e personit tjetër mund të ndihmojë në ndërtimin e një bisede më pozitive dhe konstruktive.
“Udhëzimet tuaja kanë qenë vërtet të dobishme dhe kam mësuar prej tyre”.
“Faleminderit që më ndihmove të jem më i mirë në punën time”.
Është e natyrshme të dini të kërkoni falje, por mos e bëni këtë një shprehi të vazhdueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Bëhuni gati për një enigmë që do t’ju lodhë: A mund ta “thyeni kodin” në 25 sekonda?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën