LAJMI I FUNDIT:

Kërkimfalja nuk rrit vetëvlerësimin tonë

Kërkimfalja nuk rrit vetëvlerësimin tonë

Studimet kanë gjetur se ata të cilët ngurrojnë të kërkojnë falje ndiejnë një sens fuqie të madhe. Të kërkuarit falje, është një gjest i vështirë dhe ekspertët japin shpjegime për këtë gjë

Sipas një studimi australian, mos kërkimi falje rrit vetëvlerësimin, prandaj kjo fjalë është e vështirë për t`u thënë, transmeton Telegrafi.


Fjala, më fal, rrjedh nga greqishtja ‘apologia’, që nënkupton mbrojtje apo shpjegim. Por në sensin modern ka kuptimin e pranimit të gabimit, pa implikime të mbrojtjes sipas rrënjëve etimologjike të fjalës.

Madje edhe këngëtari Elton John e ka theksuar në hitin e tij në 1976 Sorry, seems to be the hardest word’.

Drejtuesi i këtij studimi Dr. Tyler Okimoto, dëshironte të gjente pse njerëzit e kanë të vështirë të kërkojnë falje, kur në fakt fjala ‘më fal’, mund të jetë një mënyrë për të lehtësuar fajin apo ndëshkimin.

Në dy eksperimentet e realizuara u gjet se të mos kërkuarit falje ka dobi psikologjike, si rritje të vetëvlerësimit dhe jep ndjenjën e fuqisë.

Dobitë që njerëzit ndiejnë nga refuzimi i të kërkuarit falje, nuk sjellin ndonjë efekt negativ në vetëvlerësim si rezultat i mbrojtjes nga veprimi i dëmshëm.

Këto rezultate të gjetura mund të ndihmojnë të shpjegojnë sjellje antisociale, irrituese dhe sugjerojnë për kërkime të mëtejshme se nëse këto dobi zgjatin në kohë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rreth maceve

Rreth maceve

Stil
Kalo në kategori