LAJMI I FUNDIT:

Arsyet pse nëna e Brad Pitt nuk e duron dhe nuk do t’ia falë kurrë Angelina Joliet

Arsyet pse nëna e Brad Pitt nuk e duron dhe nuk do t’ia falë kurrë Angelina Joliet
Bill Ptt, Jane Pitt, Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Stephen Lovekin/Getty Images/Guliver)

Një prej ndarjeve turbulente të viteve të fundit në botën e të famshmëve, ishte ajo ndërmjet Brad Pittit dhe Angelina Joliet – çifti që dikur njihej me nofkën Brangelina.

Në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimeve Oscar, ku aktori e fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor, kishte pasur thashetheme se ai mund të shfaqej në shoqërinë e ish-gruas Jennifer Aniston, apo nënës së tij, Jane Ette Pitt. Megjithatë, hamshori hollivudian vendosi të shkonte me menaxheren Cynthia Pett-Dante.


Sidoqoftë, nëna e Pitt është personi që e ka vendin më të madh në zemrën, e tij pasi është gjithmonë aty për ta mbështetur në momentet më të vështira të jetës së aktorit. Ndërkaq, është raportuar se ajo nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Angelinan dhe nuk ia ka falur kurrë përjetimet e djalit të tij, sidomos kur nuk e lejonte të takohej me fëmijët dhe nuk i lejonte as gjyshërit që t’i shihnin.

Brad Pitt, fëmijët dhe prindërit e tij (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Më poshtë jua sjellim disa nga arsyet pse nëna e Pitt nuk e duron ish-gruan e djalit të saj:

Jane Pitt kurrë nuk do t’ia falë Joliet

Bill Pitt, Angelina Jolie dhe Jane Pitt (Foto: Stephen Lovekin/Getty Images/Guliver)

80-vjeçarja e fajëson Angelinan se ia ka shkatërruar jetën birit të saj dhe nuk do t’ia falë kurrë që e ka trajtuar në mënyrë mizore dhe manipuluese.

Që nga ndarja me Jolie, Brad ka shumë pak kontakte me fëmijët e tij, ndërsa ish-gruaja dëshiron që kjo situatë të mbetet e pandryshuar.

Ajo nuk i beson “shtirjes” së Anglinas si nënë e kujdesshme

Angelina Jolie dhe Jane Pitt (Foto: Jemal Countess/Getty Images/Guiver)

Në publik, Jolie e paraqet veten si nënë e kujdesshme. Megjithatë, prapa skenave është një pjesë tjetër e tregimit. Sipas burimeve, ajo dëshiron t’i mbajë të gjithë fëmijët me vete dhe në këtë mënyrë të hakmerret ndaj Pitt.

Ajo dëshiron të intervenojë

Bill Pitt, Angelina Jolie dhe Jane Pitt (Foto: Stephen Lovekin/Getty Images/Guliver)

Jane Pitt ka dashur gjithmonë të ndërhyjë për t’ia treguar vendin të resë së saj, mirëpo Brad nuk e ka lejuar që të përzihet.

“Brad e ka ndalur nënën e tij që të përballet me Angelinan disa herë, por ajo dëshiron ta shikojë në sy dhe t’ia mbajë një leksion. E fajëson që ia ka shkatërruar jetën djalit të saj dhe dëshiron përgjigje”, ka thënë një burim pranë familjes Pitt.

Brad dhe Angelina kanë pasur shkurorëzim të shtrenjtë

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for WSJ. Magazine 2015 Innovator Awards/Guliver)

Kur gjithçka është thënë dhe është bërë, Pitt ka humbur 100 milionë dollarë duke i përfshirë të gjitha shpenzimet e shkurorëzimit me Jolie. Edhe kjo është një gjë që i dhemb nënës së tij.

Kujdestaria e fëmijëve

(Foto: Junko Kimura/Getty Images/Guliver)

Edhe pse Jane Pitt ka qenë mbështetje e vazhdueshme për djalin e saj gjatë shkurorëzimit dhe në luftën për kujdestarinë e fëmijëve, nuk ka pasur asnjë indikacion se ajo planifikon ndonjë zënkë me Jolien.

Mirëpo, derisa nuk e ka lejuar Bradin që t’i takojë fëmijët, Angelina një gjë të tillë ua ka ndaluar edhe gjyshërve. Prandaj, ky vendim është një motiv shtesë për të shtuar dozën e hidhërimit te Jane.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori