LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja pse yjet tona i ruajnë qelizat amë të fëmijëve të tyre

Arsyeja pse yjet tona i ruajnë qelizat amë të fëmijëve të tyre
(Foto: Spencer Platt/Getty Images/Guliver)

Pas lindjes së fëmijëve, shumë personazhë të njohur kanë zgjedhur që të ruajnë qelizat amë të fëmijëve të tyre.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj bënë pikërisht këtë gjë për djalin e tyre që erdhi në jetë vetëm pak ditë më parë, por ata nuk janë të vetmit që kanë ndjekur këtë metodë. Edhe Almeda Abazi, Inis Gjoni, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, kanë ruajtur qelizat amë të të vegjëlve të tyre – njofton Shekulli.

Kjo metodë që personazhet e famshëm në Shqipëri po ndjekin, cilësohet si një dhuratë mjaft e vlefshme për fëmijët, pasi gjaku që merret nga kordoni umbilikal shëron një sërë sëmundjesh të rrezikshme që nuk mund të kurohen lehtë.

Sipas Harvard Health Publishing gjaku i kordonit përmban disa qeliza, të cilat quhen qeliza burimore hematopoetike. Këto qeliza mund të kthehen në çdo lloj qelize gjaku dhe përdoren për transplante që mund të kurojnë sëmundje të tilla, si çrregullime të gjakut, deficiencat që lidhen me imunitetin, sëmundjet metabolike, dhe disa tumore.

Studimet që po bëhen kohët e fundit po zbulojnë akoma dhe më shumë mënyra se si këto qeliza mund të shpëtojnë jetë dhe prandaj ja vlen që të ruhen pas lindjes së fëmijëve.

(Foto: Spencer Platt/Getty Images/Guliver)

Kjo gjë është e sigurt edhe për të vegjlit, pasi nuk ndikon aspak në sjelljen e tyre në jetë. Sëmundjet që gjaku i kordonit shëron nuk janë shumë të zakonshme, kështu që shanset që bebet të sëmuren prej tyre janë shumë të ulëta, megjithatë ato prekin me miliona fëmijë në mbarë botën çdo vit.

Qelizat amë nuk mundet t’i përdorë vetëm një fëmijë, por edhe familjarët e tij që kanë një sëmundje gjenetike.

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori