LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja pse Aguero nuk luajti titullar në dy ndeshjet e fundit të Argjentinës në Botëror

Arsyeja pse Aguero nuk luajti titullar në dy ndeshjet e fundit të Argjentinës në Botëror
Serigo Aguero duke qendëruar në bankën rezervë (Foto: Getty Images)

Aventura e Përfaqësues së Argjentinës përfundoi të shtunën në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Argjentinasit humbën nga Franca me rezultat 4-3 në 1/8 e finales.


Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka qenë qendër e kritikave të mëdha, posaçërisht pas humbjes ndaj Kroacisë.

Jorge Sampaoli gjatë ndeshjes mes Francës dhe Argjentinës (Foto: Getty Images)

Pas ndeshjes ndaj kroatëve edhe disa lojtarë kishin dal kundër trajnerit të tyre.

Në media është raportuar se grupi i pakënaqur shkuan aq larg sa kanë takuar presidentin e Federatës së Argjentinës, Claudio Tapia, duke i kërkuar atij të shkarkojë Sampaolin dhe të lejojë lojtarët të vendosin për skuadrën në ndeshjen ndaj Nigerisë dhe të tjerat në vazhdim.

Në këtë grup lojtarësh ishte edhe Sergio Aguero, por pavarësisht kësaj kjo kërkesë u refuzua.

Serigo Aguero në momentin kur shënoi në portën e Francës (Foto: Getty Images)

Por, kërkesa e tyre vetëm sa iu solli probleme, Aguero në ndeshjen ndaj Nigerisë nuk luajti si titullar, edhe pse në dy tjerat ishte në mesin e më të mirëve.

Po ashtu në ndeshjen ndaj Francës ai u fut në minutën e 66-të, ku në fund edhe arriti të shënojë gol.

Nuk duhet harruar se Aguero shënoi edhe në barazim e Islandës në barazimin 1-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori