LAJMI I FUNDIT:

Arsovska: Me instalimin e sistemeve fotovoltaike në objektet nën kompetenca të bashkisë deri te përmirësimi i efikasiteti energjetik

Arsovska: Me instalimin e sistemeve fotovoltaike në objektet nën kompetenca të bashkisë deri te përmirësimi i efikasiteti energjetik

Sot në Bashkinë e Shkupit u mbajt debat publik për realizimin e projektit për efikasitetin energjetik, të cilin e hapi kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska, në prani të përfaqësuesve nga Ministria e Financave, sektori për mjedisin jetësor të Qytetit të Shkupit, këshilltarët në Këshillin e Bashkisë të Shkupit, ekspertët dhe anëtarët e Eko Këshilli i Bashkisë dhe qytetarë të interesuar, në kuadër të së cilës u prezantua nevoja për projekte për efikasitet energjetik dhe vendosjen e sistemeve fotovoltaike në objektet nën kompetenca të Bashkisë së Shkupit.

“Janë të mëdha përfitimet nga tranzicioni drejt objekteve me efikasitet energjetik, ndërsa projektet në të cilat po punojmë, si ky që prezantojmë sot, janë diçka që Qyteti është i vendosur ta arrijë, duke instaluar sisteme fotovoltaike në objektet nën kompetenca të Qytetit, dhe futjen e sistemeve inovative për burimet e ripërtërishme të energjisë, tha Arsovska.


Arsovska tha se projektet e këtilla që Bashkia angazhohet t’i zbatojë në përmasa më të mëdha kanë ndikim pozitiv në mjedisin jetësor dhe mundësojnë mbrojtjen e tij.

“Fillojmë me objektet nën kompetenca të Bashkisë së Shkupit, për të cilat do të ndërmarrim aktivitete edhe më të mëdha për rritjen e efikasitetit të tyre energjetik, të cilat njëkohësisht me certifikate energjetike do të mund të konfirmojnë kapacitetin e tyre për vendosjen e sistemeve nga burimet e ripërtërishme të energjisë”, tha Arsovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori