Arsenali i vendosur për revolucion në verë, ka gati 215 milionë euro për transferimin e tre yjeve

Klubi anglez, Arsenali po planifikon shpenzimet më të mëdha në historinë e tyre, pasi është gati të shpenzojë deri në 180 milionë funte apo 215 milionë euro për nënshkrimet e mëdha të verës.
Pronari miliarder i Topçinjve, Stan Kroenke dëshiron të tregojë besimin e tij te menaxheri Mikel Arteta duke siguruar fondet për një përmirësim të madh të skuadrës.
Sipas mediumit The Sun, sulmuesit Alexander Isak dhe Dominic Calvert-Lewin plus mesfushori Ruben Neves janë identifikuar të gjithë si lojtarët e rinj që pritet të transferohen në Emirates për të çuar Topçinjtë në nivelin tjetër.
Por, trajneri Arteta e di se do t’i duhet të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve këtë sezon nëse dëshiron të arrijë këto objektiva kryesore.
Largimi i sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang te Barcelona në ditën e fundit të afatit kalimtar, e lë Arsenalin me vetëm 20 lojtarë në betejën e tyre për të siguruar një vend në top katërshe.
Megjithatë, largimi i Aubameyang dhe disa të tjerëve ka bërë që klubi të mbikëqyrur një pastrim masiv gjatë dy viteve të fundit nën Artetan, gjë që e ka ndihmuar klubin të ulë faturën e pagave të tyre vjetore.
Vetëm largimi i Aubameyangut do t’i kursejë klubit rreth 20 milionë funte, ndërsa ata shpresojnë të mbledhin rreth 70 milionë funte tjera duke shitur lojtarë të tjerë të huazuar si Matteo Guendouzi, Lucas Torreira, Hector Bellerin, Ainsley Maitland-Niles, Reiss Nelson, Alex Runarsson dhe Konstantinos Mavropanos.
Arteta ka marrë dritën jeshile për të shpenzuar serish para pasi shpenzoi 150 milionë funte verën e kaluar për të blerë emra si Ben White, Martin Odegaard, Aaron Ramsdale, Takehiro Tomiyasu, Albert Sami Lokonga dhe Nuno Tavares.
Suksesi i këtyre gjashtë lojtarëve të rinj e ka bindur miliarderin amerikan Kroenke se Arsenali më në fund po shkon në drejtimin e duhur pas një mungesa pesëvjeçare në Ligën e Kampionëve.
Klauzola e blerjes së Isak nga Real Sociedad është 75 milionë funte (90 milionë euro), Calvert-Lewin vlerësohet në 60 milionë funte (72 milionë euro) nga Evertoni dhe Neves vlen 45 milionë funte (54 milionë euro) sipas Wolves.
Por, me Alex Lacazette, Eddie Nketiah dhe Mohamed Elneny që të gjithë do të largohen si lojtar të lirë në fund të sezonit, Arsenali ka shumë mungesë të numrave.
Ata nuk e kanë përjashtuar plotësisht mundësinë e ofrimit të një zgjatjeje kontrate 12-mujore për Lacazette, por janë të vetëdijshëm se Lyoni po përgatitet t’i ofrojë ish-sulmuesit të tyre një marrëveshje afatgjatë.
William Saliba, Pablo Mari dhe Folarin Balogun pritet të kthehen në klub kur marrëveshjet e tyre aktuale të huazimit të skadojnë në fund të sezonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani