Arsenali ka shënuar një fitore të madhe në kuadër të javës së 34-të të Ligës Premier, duke mposhtur Newcastle United 1-0 dhe duke rikthyer veten në krye të tabelës.

Goli i vetëm i takimit erdhi shumë herët. Në minutën e dhjetë, Eberechi Eze përfitoi nga një pasim i mirë, mori topin në zonën e mesme të sulmit dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në këndi e sipërm të majtë , një finalizim që nuk i la asnjë mundësi portierit për ndërhyrje, për 1-0.


Skuadra e Mikel Artetës e menaxhoi më pas ndeshjen me disiplinë, por u përball edhe me një goditje të rëndë në minutën e 34-të, kur Kai Havertz u detyrua të largohej i dëmtuar.

Në vend të tij, Arteta hodhi në fushë Viktor Gyokeres, duke ndryshuar dinamikën e sulmit për pjesën e mbetur të takimit.

Në pjesën e dytë, Arsenali u detyrua të bëjë një tjetër zëvendësim, pasi Eberechi Eze u largua i dëmtuar në minutën e 54-të, ndërsa në lojë u aktivizua Gabriel Martinelli.

Ndeshja u bë më fizike me kalimin e minutave, me disa kartonë të verdhë, ndërsa Newcastle tentoi të rrisë presionin përmes zëvendësimeve të Eddie Howe (Barnes dhe Wissa), por pa arritur të gjejë rrugën e golit.

Arteta reagoi në fund me dy lëvizje taktike, duke aktivizuar Bukayo Saka dhe Myles Lewis-Skelly, për të freskuar ekipin dhe për ta mbajtur nën kontroll ritmin e lojës në minutat e fundit.

Me këtë fitore, Arsenali rimerr kreun me 73 pikë, tri më shumë se Manchester City në vendin e dytë me 70 pikë, megjithëse kampionët në fuqi kanë një ndeshje më pak për të zhvilluar./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app