Arsenali ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Bournemouth në kuadër të javës së 35-të në elitën e futbollit anglez. 

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit që realizuan përmes Declan Rice për rezultatin 1-0 në minutën e 34-të. 


Me të filluar pjesa e dytë Bukayo Saka shpërdoroi një mundësi ideale në minutën e 57-të për të dyfishuar epërsinë. 

Rikthimi i vendasve mori hapat e parë në minutën e 67-të kur sensacioni spanjoll Dean Huijsen realizoi me kokë për rezultatin 1-1. 

Goli i përmbysjes për Bournemouth erdhi në minutën e 75-të përmes Evanilson, i cili me një goditje të fortë e mposhti David Rayan për 2-1. 

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit mysafirët ia dolën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar, duke marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim. 

Pas kësaj humbje Arsenali mbetet në kuotën e 67 pikëve dhe mban pozitën e dytë në tabelë. 

E gjithë vëmendja e ‘Topçinjve’ tani do të fokusohet tek dueli i kthimit ndaj PSG-së të mërkurën në Ligën e Kampionëve, aty ku do të synojnë ta rikthejnë rezultatin nga ndeshja e parë (1-0)./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app