Arsenali kërkon fitore për hakmarrje ndaj Aston Villës, formacionet zyrtare

Arsenali do të përballet me Aston Villën në udhëtim në kuadër të xhiros së 23-të.
Topçinjtë kërkojnë të rikthehen te fitoret pas dy ndeshjeve, ku kanë barazuar me Unitedin dhe humbi ndaj Wolves.
Edhe vendasit pësuan në ndeshjen e fundit dhe synojnë të rikthehen te fitorja.
Londinezët kishin pësuar humbje turpëruese 0-3 nga Aston Villa në Emirates Stadium në ndeshjen e parë dhe kërkojnë hakmarrje sot.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë duel.
Formacionet zyrtare:
Aston Villa: Martinez, Cash, Konsa, Mings, Target, McGinn, Nakamba, Traore, Barkley, Grealish, Watkins.
Arsenal: Ryan, Bellerin, Holding, Gabriel, Cederic, Partey, Xhaka, Smith Rowe, SakaPepe, Lacazette. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































