Arsenali e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Interit - shkëlqen Gabriel Jesus

Në ndeshjen e shtatë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, Arsenali e ka mbyllur në avantazh ndaj Interit me rezultat 2-1 pas 45 minutash lojë.
Arsenal kishte kaluar herët në avantazh në minutën e 10-të me një devijim të Gabriel Jesus, i cili përfitoi nga gjuajtja e Jurrien Timber dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Por Interi reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin në minutën e 18-të me një gjuajtje të fuqishme nga Petar Sucic nga skaji i zonës.
Në minutën e 31-të, Gabriel Jesus riktheu epërsinë për Arsenalin, duke finalizuar me kokë një top pas rikthimit, ndërsa asistin e dha Leandro Trossard.
On top at the break.
Let's finish this off, Gunners ✊ pic.twitter.com/Awn8391HDm
— Arsenal (@Arsenal) January 20, 2026
Interi pati disa raste të rrezikshme për të barazuar, përfshirë gjuajtjet e Marcus Thuram dhe Federico Dimarco, por portieri i Arsenalit, David Raya, bëri pritje spektakolare dhe ruajti avantazhin e skuadrës së tij.
Ndeshja rifillon në pjesën e dytë me Interin që kërkon rikthimin dhe Arsenalin që tenton të konsolidojë avantazhin e tij. /Telegrafi/






















































