Fabrizio Romano ka konfirmuar se Arsenali ka një interes të vërtetë për sulmuesin brazilian të Real Madridit, Rodrygo Goes.

Sipas gazetarit të njohur , Rodrygo konsiderohet si një “objektiv ëndrrash” nga trajneri dhe drejtuesit e klubit londinez.


"Arsenali e ka Rodrygon si objektivin e ëndrrave të tij. Dua të them se trajneri i tyre dhe njerëzit në klub e vlerësojnë shumë talentin e tij", u shpreh Romano.

Megjithatë, çdo zhvillim do të varet ekskluzivisht nga dëshira e vetë lojtarit, i cili vendosi të qëndrojë te Real Madridi.

“E vetmja mënyrë që ai të largohet është nëse i afrohet Xabi Alonsos dhe i thotë: ‘Dua të largohem’. Për momentin, Rodrygo nuk e ka thënë një gjë të tillë. Ai është mirë te Real Madridi”, shtoi Romano.

Rodrygo nuk mori pjesë në fitoren 3-1 të Real Madridit kundër Pachucas të dielën, duke nxitur spekulime për rolin dhe të ardhmen e tij në skuadër.

Pozicioni i tij në formacion mbetet i paqartë, por deri më tani, asnjë sinjal konkret për largim nuk është dhënë nga ana e lojtarit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app