Arsenali arrin marrëveshje për shitjen e përhershme të shqiptarit Maldini Kacurri

Arsenali është gati të shesë mbrojtësin 20-vjeçar shqiptar, Maldini Kacurri në një marrëveshje të përhershme me ekipin e League Two, Grimsby Toën, përpara mbylljes së afatit të transferimeve të janarit.
“Topçinjtë” kanë arritur një marrëveshje me “Mariners” për një tarifë të pazbuluar, ndërsa kushtet personale po finalizohen tani.
Kacurri bëri përshtypje gjatë gjysmës së parë të sezonit si i huazuar te skuadra që po vuan nga vështirësitë në National League, Morecambe, duke fituar interes nga disa klube përpara se Grimsby të siguronte nënshkrimin e tij.
🚨 EXCLUSIVE: Arsenal agree permanent sale of defender Maldini Kacurri...@RyanTaylorSport has the details 👇https://t.co/c5QCzXmFMw pic.twitter.com/Z0BY4WWdxO
— Mirror Football (@MirrorFootball) January 29, 2026
Ky transferim përfaqëson një hap përpara për reprezentuesin e Shqipërisë, i cili iu bashkua Arsenalit nga Fulham në vitin 2022, por pa arritur të lë gjurmë në ekipin e parë, përkundër debutimit.
Grimsby, i cili ka një seri prej gjashtë fitoresh në të gjitha garat pa pësuar gol në ligë që nga 20 dhjetori, e sheh Kacurrin si përforcim kyç për shtytjen e tyre për t'u ngjitur në një kategori më lartë dhe për ndeshjen e ardhshme të Kupës FA kundër Wolves.
🚨 Arsenal have agreed a deal with League Two side Grimsby over the permanent sale of Maldini Kacurri (20) for an undisclosed fee. 🤝 [@RyanTaylorSport] pic.twitter.com/UdLUZKH3Xc
— afcstuff (@afcstuff) January 29, 2026
Kacurri luajti një rol të spikatur te Morecambe përpara se huazimi i tij të skadonte më 2 janar, duke ndihmuar në stabilizimin e mbrojtjes së tyre pavarësisht vështirësive financiare të klubit.
Arsenali rikuperon një tarifë modeste për qendërmbrojtësin premtues ndërsa vazhdon të riformësojë rrugën e tyre të akademisë. /Telegrafi/




















































