LAJMI I FUNDIT:

Arsenal të paparë, 12 luftanije gjigante amerikane lundrojnë drejt Sirisë (Foto)

Arsenal të paparë, 12 luftanije gjigante amerikane lundrojnë drejt Sirisë (Foto)

Dymbëdhjetë luftanije gjigante janë duke lundruar drejt Sirisë, që konsiderohet si aksioni më i madh ushtarak i marinës amerikane që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.

Aeroplanmbajtësja  “USS Harry S Truman”, që transporton mbi 90 fluturake është duke u shoqëruar nga pesë luftanije të mëdha që janë nisur drejt Evropës dhe Lindjes së Mesme, transmeton Telegrafi.


Katër luftanije tjera besohet se janë afër detit Mesdhe, përfshirë këtu anijet Donald Cook, Porter, Carney dhe Laboon, si dhe dy nëndetëse bërthamore Georgia dhe John Warner.

Zbulohen detaje, SHBA-të po analizojnë tetë caqet e mundshme në Siri
Lexo po ashtu Zbulohen detaje, SHBA-të po analizojnë tetë caqet e mundshme në Siri

Lundrimi i 12 luftanijeve gjigante amerikane në një mision të rëndësishëm së bashku me gjashtë aeroplanmbajtëse, po konsiderohet si lëvizja më e madhe ushtarake që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.

Ditëve të fundit janë rritur tensionet mes SHBA-ve dhe Rusisë lidhur me Sirinë, ku zyrtarët amerikan fajësojnë presidentin Bashar al-Assad për sulmet kimike të kryera ndaj civilëve, derisa Rusia kategorikisht i mohon këto akuza duke e mbrojtur Assadin. /Telegrafi/