Wolvesi e ka mposhtur 2-1 Arsenalin në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.

Golat për mysafirët i shënuan Pedro Neto dhe Daniel Podence, derisa për The Gunners realizoi Gabriel Magalhaes.


Wolvesi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.71, me Arsenalin që u vlerësua 6.42.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Podence që u notua me 7.9.

Granit Xhaka kishte një paraqitje solide në këtë takim dhe u vlerësua me 6.8.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Rui Patricio me notën 5.7.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

arse Foto: WhoScored

wolvv Foto: WhoScored

telegrafi sport app