LAJMI I FUNDIT:

Arritje në Greqi, lind një bebe nga tre persona

Arritje në Greqi, lind një bebe nga tre persona

Mjekët në Greqi dhe Spanjë thonë se kanë krijuar një bebe nga tre persona me qëllim që të kapërcenin problemin e fertilitetit të një gruaje.

Bebja, djalë, lindi me peshën 2.9 kg, të martën. Nëna dhe fëmija mësohet se janë në gjendje të mirë.


Mjekët thanë se ata po bëjnë histori mjekësore, që mund të ndihmojë ciftet që duan fëmijë por nuk munden t’i kenë, në të gjithë botën.

Por, disa ekspertë në Britaninë e Madhe, thonë se procedura, ngre pikëpyetje të mëdha etike dhe nuk duhet të zhvillohet.

Forma eksperimentale e fertilizimit in vitro, përdor një vezë nga nëna, spermën nga babai dhe një vezë tjetër nga një grua donatore. Ajo është zhvilluar për të ndihmuar familjet e prekura nga sëmundje të rënda mitokondriale, që transmetohen nga nëna tek foshnja.

Ka patur vetëm një rast të tillë, një familje nga Jordania, dhe ai rast shkaktoi shumë debate.

Sidoqoftë, një pjesë mjekësh besojnë se teknologjia mund të jetë positive. Bëhet fjalë mbi të gjitha për mitokondrinë- që janë ndarje të vogla Brenda çdo qelize të trupit që konvertojnë ushqimin në energji të shfrytëzueshme. Ato janë difektoze në sëmundjet mitokondrike ndaj kombinimi I AND së nënës me mitkondrinë e një donator, mund të pengojë sëmundjen.

Por ka edhe spekulime se mitokondria mund të ketë një rol në një shtatëzani të suksesshme po ashtu, pretendim ky që nuk është testuar. Pacientja ishte një 32 vjecare greke, që ii ishte nënshtruar katër cikleve të pasuksesshme të fertilizimit in vitro. Ajo është tani një nënë por i biri i saj ka një pjesë të vogël të gjeneve të tij që vijnë nga gruaja donator pasi mitokondritë kanë ADN-në e tyre. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori