LAJMI I FUNDIT:

Arritje historike: Shkencëtarët publikojnë imazhin e parë të vrimës së zezë (Foto/Video)

Arritje historike: Shkencëtarët publikojnë imazhin e parë të vrimës së zezë (Foto/Video)

Astronomët kanë thënë se kanë kapur imazhin e parë të një vrime të zezë, e cila ndodhet në një galaktikë të largët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo ka një madhësi tre milionë herë më të madhe se Toka – dhe është përshkruar nga shkencëtarët si “një përbindësh”.


Vrima e zezë është 500 milionë trilionë kilometra larg dhe u fotografua nga një rrjet prej tetë teleskopëve në të gjithë botën.

Detaje janë botuar sot në Astrophysical Journal Letters.

Profesor Heino Falcke, i Universitetit Radboud në Holandë, i cili propozoi eksperimentin, ka thënë për BBC News se vrima e zezë u gjet në një galaktikë të quajtur M87.

“Ajo që shohim është më e madhe sesa madhësia e gjithë sistemit tonë diellor”, tha ai.

Astronomët kanë dyshuar se galaktika M87 ka një vrimë të zezë supermasive në zemrën e saj nga imazhet me ngjyra si ky. Qendra e errët nuk është një vrimë e zezë, por tregon se yjet janë të vendosur dendur dhe lëvizin me shpejtësi

“Ajo ka një masë 6.5 miliardë herë më të madhe se ajo e Diellit dhe është një nga vrimat më të mëdha të zeza që mendojmë se ekziston. Është një përbindësh absolut, kampioni vrimave të zeza në Univers.”

Imazhi tregon një “unazë zjarri” intensivisht të ndritshme, siç përshkruan Profesor Falcke, duke rrethuar një vrimë të zezë rrethore.

Siç është thënë tutje, drita e saj është më e ndritshme se të gjitha miliarda yjet e tjerë në galaktikë të kombinuar – prandaj mund të shihet në një distancë të tillë nga Toka.

Por çfarë është një vrimë e zezë?

Një vrimë e zezë është një rajon hapësinor nga i cili asgjë, madje as drita, nuk mund të shpëtojë.

Pavarësisht nga emri, ato nuk janë të zbrazëta, por në vend të kësaj përbëhen nga një sasi e madhe e lëndëve të mbushura dendur në një zonë të vogël, duke i dhënë asaj një tërheqje të jashtëzakonshme gravitacionale.

Ekziston një rajon hapësinor përtej vrimës së zezë që quhet horizonti i ngjarjes. Kjo është një “pikë pa kthim”, përtej së cilës është e pamundur arratisja nga efektet gravitacionale të vrimës së zezë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori