LAJMI I FUNDIT:

Arrin USB 3.2 – çfarë do të thotë kjo për ne?

Arrin USB 3.2 – çfarë do të thotë kjo për ne?

Pas prezantimit në treg të versionit USB 3.1, tash pritet të vijë edhe pasuesi tij – 3.2.

Si zakonisht, bashkë me këtë vjen edhe përmirësimi i shpejtësisë së lidhjes, por a ka arsye për brengosje për pajisjet ekzistuese?

Dalja e standardit më të ri USB 3.2 pritet të konfirmohet në shtator dhe nëse keni marrë ndonjë kabllo të re USB-C me pajisje adekuate, ekzistojnë disa detaje, të cilat do t’ju interesojnë.  Derisa shumica e konsumatorëve e njohin USB si kyçës, kohëve të fundit gjërat kanë marrë dimension të ri – për shembull lidhja USB-C, e cila shfrytëzon maksimalisht  USB 3.1. Çfarë do të thotë kjo?

USB-IF ka paralajmëruar standardin 3.2, por kjo nuk do të thotë se kabllot e reja USB-C duhet hequr nga përdorimi. Përveç ngritjes drastike të shpejtësisë, nuk ka funksione tjera teknike me rëndësi të madhe, transmeton KosovaPress.

Rëndësia kryesore e çdo standardi të ri është rritja e shpejtësisë përmes të ashtuquajturës multi-lane, ku mundësohet përdorimi i njëkohshëm i punës në dy lidhjet 5Gbps ose 10Gbps. Shpejtësia maksimale në teori ashtu ngrihet në 20Gbps.

USB 3.2 do të vazhdojë të shfrytëzojë konektorët aktualë USB-C dhe në shumicën e rasteve nuk do të ketë nevojë për blerjen e kabllove të reja për kompjuter ose telefon.

Standardi i ri 3.2 pritet në shtator, por dalja e tij në treg në sferën e konsumatorëve nuk pritet edhe për një kohë.

Pronarët e kabllove të vjetra dhe pajisjeve nuk duhet brengosur, pasi që ato do të mbështeten edhe për një kohë, por nëse blihen pajisjet e reja duhet kushtuar vëmendje që ato të mbështesin standardin USB 3.1 dhe të kenë konektorët USB-C.

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Kalo në kategori