LAJMI I FUNDIT:

Arrin Phantomi i ri nga Suzuki

Arrin Phantomi i ri nga Suzuki

I inspiruar nga modeli legjendar GSX-R1000 K6 i prodhuar në vitin 2006, prodhuesi i motoçikletave nga Hamamacua ka vendosi ta gjej pasuesin e Phantom me modelin e veçantë GSX-R1000R.

Phantom nuk është një model i zakonshëm GSX-R1000R me tjetër emër dhe ngjyrë. Bëhet fjalë për një edicion të veçantë, që vjen me të njëjtin sistem të hapjes së ventilëve (VVT) që tashmë gjendet në Suzuki GSX-RR MotoGP, transmeton Telegrafi.


Motori është me katër cilindra që prodhon 200 kuaj-fuqi dhe ka tre “mode” të vozitjes, si dhe sistemin kontrollues kundër rrëshqitjes.

Suzuki është munduar të përmirësoj frenat në “mode” garues, si dhe disa elemente tjera që e bëjnë këtë motoçikletë të përkryer dhe shumë të sigurtë gjatë ngasjes.

Aty janë edhe dritat LED dhe instrument tabela digjitale LCD. E sipas informacioneve të para që vijnë nga Britania e Madhe, ky edicion i veçantë GSX-R1000R do të kushtojë 17.499 funte apo ndryshe thënë 20.500 euro. /Telegrafi/