Arrin në 50 numri i të vrarëve dhe të plagosurve në Afganistan


Autoritetet e ushtrisë amerikane kanë njoftuar se në sulmin e kryer sot nga talebanët ndaj një xhami dhe një baze ushtarake afgane, numri i të vdekurve dhe të plagosurve ka arritur në 50.
Kurse Ministria afgane e Mbrojtjes, më parë kishte njoftuar se në sulm kanë humbur jetën 8 ushtarë afganë dhe 11 të tjerë janë plagosur.
"Persona të armatosur, të veshur me uniforma të ushtrisë afgane, nisën një sulm kompleks në një objekt ushtarak në periferi të Mazari Sharif, kryeqyteti i provincës Balkh", tha zëdhënësi i Ministrisë, Davlat Vaziri, raporton AFP.
Nga
Telegrafi
21/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































