LAJMI I FUNDIT:

Arrin në 162 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi

Arrin në 162 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot pjesën perëndimore të Javas në Indonezi, është duke u rritur numri i personave që kanë humbur jetën.

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar operacionin e kërkim-shpëtimit, të atyre që dyshohet se kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, transmeton Telegrafi.


Ndërsa deri më tani janë konfirmuar 162 persona që kanë humbur jetën dhe 700 tjerë janë lënduar, në tërmetin që kishte fuqi shkatërruese prej 5.6 shkallë të Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Cianur në pjesën perëndimore të Java, rreth 75 kilometra nga kryeqyteti – Xhakarta.

Në këtë rajon jetojnë 2.5 milionë njerëz, kurse autoritetet thonë se shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, gjë që e ka vështirësuar komunikimin si dhe vazhdimin e operacionit të kërkim-shpëtimit.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën unaza e zjarrit në Paqësor, një zonë jashtëzakonisht aktive sizmike ku përplasen pllakat tektonike dhe shkaktojnë tërmet dhe aktivizimin e  vullkaneve të shumta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori