LAJMI I FUNDIT:

Arrin Lamborghini Aventador S, super-makina me 730 kuajfuqi (Foto)

Arrin Lamborghini Aventador S, super-makina me 730 kuajfuqi (Foto)

Në pranverën e vitit që vjen, lansohet gjenerata V12 Aventador që përfshinë dizajnin që i rritë aerodinamikën, qëndrueshmëri të shtuar dhe më shumë fuqi.

Këto janë tiparet kryesore që do t’i ketë Lamborghini i ri, që për një kohë të gjatë ka kaluar në faza të ndryshme testuese, transmeton Telegrafi.


Forma e përparme shumë agresive, nuk është bërë vetëm për t’i dhënë pamjen e duhur, por që të përshtatë ajrin që të hyjë nëpër kanalet e duhura, të cilat e ftohin motorin.

Vetura me 730 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 2.9-sekonda, derisa shpejtësia maksimale e saj arrin në 350 km/h.

Për të pasur një Aventador S, duhet paguar hiq më pas se 422 mijë dollarë. /Telegrafi/