LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja për formimin e koalicionit qeverisës në Irak

Arrihet marrëveshja për formimin e koalicionit qeverisës në Irak

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi dhe kleriku shiit, Muqtada al-Sadr, kanë nënshkruar një marrëveshje për formimin e qeverisë të cilës i ka paraprirë një takim mes dy liderëve politikë.

Lajmi u bë i ditur në një konferencë për media, përcjell Telegrafi, në të cilën u tha se gjatë takimit Al-Sadr i ka përcjellë Al-Abadit disa nga shqetësimet e tij të cilat do të duhet të jenë ndër prioritetet e qeverisë së re, siç janë “lufta kundër korrupsionit, forcimi i ushtrisë dhe krijimi i një qeverie teknokratike me një aleancë që do të jetë mbi sektet”.


Al-Sadr shpresonte të formojë qeveri me bllokun alevit Al-Wataniya dhe me Lëvizjen e Urtësisë Kombëtare, por dështoi meqë nuk i kishin numrat e mjaftueshëm.

Javën e kaluar disa parti politike irakiane shprehën kritikat e tyre në adresë të klerikut Muqtada al-Sadr, pasi ky i fundit foli për një aleancë të mundshme me koalicionin Fatah, të mbështetur nga Irani.

Ndonëse, Al-Sadr është një kritik i shpeshtë i ndikimit iranian në Irak, ai mban kontakte të afërta me Teheranin. Për vite të tëra, ai ka studiuar tek klerikët në qytetin iranian të Qom, i cili historikisht njihet për qendër të bursave fetare shiite.

Koalicioni “Sairoon” i klerikut shiit Al-Sadr dominoi në zgjedhjet parlamentare të 12 majit, duke fituar 54 ulëse.

Partia e dytë doli koalicioni Hashd al-Shaabi me 47 ulëse, ndërsa blloku i kryeministrit Haidar al-Abadi u radhit i treti me 42 ulëse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori