LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet turku që u arratis nga Aeroporti i Rinasit

Arrestohet turku që u arratis nga Aeroporti i Rinasit

Policia ka ndaluar shtetasin turk që 5 ditë më parë u largua nga zona e tranzitit në aeroportin e Rinasit.

Burime zyrtare njoftojnë se ai u arrestua rreth orës 12:30 nga Policia Kufitare e Rinasit, pranë zonës së Muzeut Kombëtar në Tiranë.


28-vjeçari me iniciale I.E më 8 Gusht, rreth 15:00 u largua nga zona e tranzitit në Rinas, gjatë kohës kur po i plotësoheshin dokumentat e prapësimit, pasi i ishte refuzuar hyrja në territorin e Shqipërisë, kjo pasi, sipas policisë, nuk plotësonte kushtet e udhëtimit dhe të hyrjes në mënyrë të rregullt në vend.

Nga verifikimet e kryera dhe kqyrja e pamjeve filmike, rezulton se 28-vjeçari ka përfituar nga fluksi i pasagjerëve në dalje dhe rreth orës 15:00 është futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë.

Aktualisht, policia thotë se po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arsyet e largimit të tij nga Aeroporti i Rinasit në ditën e ngjarjes, pasi ai nuk kishte probleme me drejtësinë. Ndaj policia sqaron se po punohet për të zbuluar arsyet që e shtynë këtë person të largohej në atë mënyrë./tvklan.al/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori