LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet tropojani për vrasje në Koshare të Gjakovës, para dy dekadave

Arrestohet tropojani për vrasje në Koshare të Gjakovës, para dy dekadave
Foto: Ilustrim

Në pikën kufitare në Morinë gjatë të enjtes është arrestuar shtetasi shqiptar M.D pasi ndaj tij rëndojnë dyshimet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Vepra këto, të bëra dy dekada më parë në fshatin Koshare të Gjakovës.


“Me 20 nëntor 2000, ka privuar me dashje tashmë të ndjerin A.SH, rasti ka ndodhur kur i ndjeri ishte duke drejtuar veturën e tij deri sa po kthehej prej Shqipërisë. I pandehuri kishte gjuajtur disa herë me armë zjarri e ku nga të shtënat i ndjeri humbi kontrollin, duke mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”, tha Yllka Juniku Shehu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për Klan Kosova.

I vrarë kishte mbetur Ali Shala nga fshati Dubovik i Deçanit, që në atë kohë ish-drejtori i Agjencisë Pyjore në këtë komunë.

Ndërsa me të në momentin fatal, prezent me të ishin edhe djali i tij R.Sh e miku S.J.

Pas 21 vitesh nga kjo ngjarje, në familje e Shalës u njoftuan vetëm pas interesimit të Klan Kosovës për prangosjen e shtetasit shqiptar.

Por, të njëjtit nuk pranuan të japin informacione për ngjarjen.

Ndërsa, gjatë të premtes kundër M.D është bërë kërkesa për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Lajme
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Politikë
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kalo në kategori