LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shoferi që hyri me veturë në një qendër tregtare, shkaktoi dëme materiale dhe panik te të pranishmit

Arrestohet shoferi që hyri me veturë në një qendër tregtare, shkaktoi dëme materiale dhe panik te të pranishmit

Të pranishmit në një qendër tregtare në Çikago të Shteteve të Bashkuara, nisën të bënin panik kur një njeri hyri brenda me veturë dhe u frikësuan se mund të qëllojë me armë në masë.

Derisa iknin në drejtime të ndryshme, shoferi voziste pa kontroll duke shkaktuar dëme të materiale, kryesisht duke thyer vitrina dhe tabela me reklama, transmeton Telegrafi.


Fillimisht, ishte raportuar se ai do të qëllonte në masë, por më pas është thënë se kishte hyrë me qëllim me veturë, por se nuk kishte qëllim të hapte zjarr. Atë e ka ndaluar policia, për ta nxjerrë përjashta të prangosur.

Mbetet e paqartë, nëse ai ishte nën ndikim të drogës apo alkoolit, si dhe nuk dihet nëse e lëndoi dikë. /Telegrafi/