LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shitësi i kokainës në Fushë Kosovë

Arrestohet shitësi i kokainës në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka ndaluar në Fushë Kosovë të dyshuarin me iniciale R. H. i cili dyshohej se është duke bërë shitblerje të substancave narkotike të dyshuara të llojit kokainë.

Pas ndalimit të të dyshuarit, i është bërë kontroll në trup dhe në xhaketën e tij në gjepin e majtë i janë gjetur 8 doza substancë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e gatshme për shitje, ndërsa në portofolin e tij i janë gjetur 3 doza substancë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e gatshme për shitje.


Është kryer bastisja e banesave të të dyshuarit në rrugën “Hajrulla Zyma”, ku gjatë bastisjes së kësaj banese janë gjetur dy qese najloni të tejdukshme të dyshuara me substance narkotike të llojit kokainë, një qese substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë, si dhe një peshore, ndërsa në banesën tjetër në rrugën “Dardania”, gjatë bastisjes janë gjeture dy armë zjarri dhe 23 fishek kalibri 7.65.

Lidhur me rasti e njëjte është janë ndërmarr veprime të tjera dhe është realizuar edhe një bastisje e një shtëpie në Prizren në asistencë të njësitit patrullues të stacionit policor të Prizrenit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar.

Në cilësinë e provova materiale gjithsej janë sekuestruar 174 gram substancë e dyshuar e llojit kokainë, 10 gram substancë e dyshuar e llojit mariuhanë, dy revole të kalibrit 7.65  Ecol Special dhe Zoraki, 23 fishek kalibri 7.65 një veturë, dy telefona mobil dhe para të gatshme 1700 euro.

Bastisjet janë realizuar sipas urdhëresës nga organet kompetente të drejtësisë, përderisa me urdhër të  Prokurorit të Krimeve të Rënda në Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje.