LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet sërish “Burdushi”

Arrestohet sërish “Burdushi”
Foto ilustruese nga arrestimi i Burdushit në vitin 2018

Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” është arrestuar sërish.

Policia ka arrestuar “Burdushin” pas bastisjes që i ka bërë shtëpisë së tij, kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Veseli Gashi.

Për Telegrafin ai ka pohuar se mjeku popullor “Burdushi”, është arrestuar sërish sot, duke mos dhënë detaje tjera lidhur me rastin.

Ndërsa, lajmin për bastisjen në shtëpinë e Burdushit e ka konfirmuar avokati mbrojtës i tij, Asdren Hoxha.

“Më kanë lajmëruar në mëngjes që ka bastisje”, ka thënë Hoxha shkurtimisht për Telegrafin.

Ndryshe, Burdushi është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit në vitin e kaluar me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim.

Po ashtu Gjykata ia ka ndaluar Peqanit ushtrimin e profesionit për tri vitet e ardhshme.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Lirohet nga burgu Hysri Peqani, i njohur si Burdushi
Lexo po ashtu Lirohet nga burgu Hysri Peqani, i njohur si Burdushi

Sipas kësaj aktakuze, Gjykata Themelore Prizren, e gjeti fajtor për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori