LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet rojtari i Prokurorisë në Gjakovë, shpërndante pornografi me fëmijë në internet

Arrestohet rojtari i Prokurorisë në Gjakovë, shpërndante pornografi me fëmijë në internet

Është arrestuar një punëtor i sigurimit, i caktuar me detyrë për të ruajtur Prokurorinë e Gjakovës.

Lajmi për arrestimin është konfirmuar për KALLXO.com nga kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj.


“Pas disa muajsh hetime nga Drejtoria për Krime Kibernetike, Policia ka arrestuar punonjësin e sigurimit me dyshimin se i njëjti është marrë me publikimin në internet të materialeve pornografike të fëmijëve”, ka thënë Selimaj.

Ai u shpreh se i arrestuari është punonjës i një kompanie private e cila merret me sigurimin e objektit të prokurorisë.