LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi që filmoi rrëzimin e aeroplanit ukrainas në Iran

Arrestohet personi që filmoi rrëzimin e aeroplanit ukrainas në Iran

Në Iran është arrestuar personi që ka filmuar rrëzimin e aeroplanit ukrainas gjatë javës së kaluar, ku humbën jetën 176 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Detajet e arrestimit deri më tani nuk janë bërë të ditura, e siç raporton BBC personi i arrestuar pritet të ballafaqohet me akuza të rënda përfshirë këtu sigurinë nacionale, transmeton Telegrafi.


“The New York Times” publikon pamje të reja – momenti kur raketa goditi aeroplanin me pasagjerë në Iran
Lexo po ashtu “The New York Times” publikon pamje të reja – momenti kur raketa goditi aeroplanin me pasagjerë në Iran

Në anën tjetër ushtria iraniane ka pranuar se pa qëllim e kishte rrëzuar aeroplanin ukrainas në Teheran, duke pretenduar se bëhet fjalë për një gabim të shkaktuar nga faktori njeri.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se për këtë ngjarje siç ai e ka quajtur tragjike, nuk do të duhej të akuzohej vetëm një person. E pas publikimit të videos në rrjetet sociale, analistët kanë vlerësuar se në të shihet se si aeroplani goditet nga dy raketa.

Predator, droni që vrau gjeneralin iranian dhe vëzhgoi lëvizjet e Osama Bin Laden dhe të trupave serbe gjatë luftërave në Ballkan
Lexo po ashtu Predator, droni që vrau gjeneralin iranian dhe vëzhgoi lëvizjet e Osama Bin Laden dhe të trupave serbe gjatë luftërave në Ballkan

Të martën Teherani ka njoftuar se janë arrestuar persona që kanë lidhje me rrëzimin e aeroplanit ukrainas. Ndërkaq New York Times, ka publikuar videon e filmuara nga kamerat e sigurisë, ku shihen dy raketa të shkrepura që rrëzojnë aeroplanin. /Telegrafi/