LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi i dyshuar për fajde në Pejë

Arrestohet personi i dyshuar për fajde në Pejë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe si rezultat i provave materiale dhe dëshmive relevante, sot në koordinim me Prokurorinë kompetente, ka realizuar operacionin policor mbi dyshimin e bazuar se disa persona janë përfshirë në veprën penale “Fajde”.

Në njoftim thuhet se referuar hetimeve të zhvilluara dhe urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, në proces janë aplikuar masat e fshehta teknike, ku gjatë monitorimit të këtyre masave janë siguruar informacione se personi B.U, 1963 nga rajoni i Pejës, tanimë i arrestuar, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Fajde’.


I njëjti dyshohet se për veprën penale në fjalë ka përfituar shuma të larta parash nga persona të ndryshëm duke aplikuar përqindje të larta interesi, përderisa gjatë verifikimit ka rezultuar se është recidivist i kryerjes së veprave të ndryshme penale.

Nën mbështetjen e Njësisë Speciale Operative (NJSO), sipas Urdhëresës së Gjykatës për kontroll/bastisje në pronën gjegjësisht shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori