Një shtetas algjerian është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në një market.

Sipas Policisë, gjatë incidentit i dyshuari ka nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit, por është ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor.


Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë metalik dhe dy telefona celularë, njëri prej të cilëve rezulton të jetë i vjedhur.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje grabitqare”. /Telegrafi/