LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një serb në Zubin Potok

Arrestohet një serb në Zubin Potok
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në Zubin Potok, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar viktimën mashkull po ashtu serb.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti nën ndikimin të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Serb, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.


Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Telegrafi/