LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për fajde, i konfiskohen mbi 132 mijë euro

Arrestohet një person për fajde, i konfiskohen mbi 132 mijë euro
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK), si rezultat i hetimeve disa mujore ka arritur të sigurojë prova materiale dhe dëshmi relevante se personi i dyshuar A.A. (1976) është përfshirë në veprën penale “Fajdeja”.

Siç bën të ditur policia, personi i dyshuar, tanimë i arrestuar dyshohet se viktimës i kishte dhënë para me fajde, në vlerë prej 132,500.00 €uro, për ti kërkuar pastaj kamatë prej 30% apo 172.250 €uro, gjithsej 39,750 Euro si fitim jo-proporcional, gjë të cilën dyshohet se e ka realizuar viktima në etapa të ndryshme kohore gjatë një periudhe dy vjeçare.


Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, sot me datën 15.05.2020 është realizuar bastisja/kontrolli në vendbanimin e të dyshuarit (tri banesa), me ç ‘rast janë konfiskuar si dëshmi 20,300.00 €uro (36×500 Euro, 5×200 Euro dhe 13×100 Euro), para të gatshme dhe prova materiale/dokumente që ndërlidhen me çështjet inkriminuese të raportit, i dyshuar- viktimë.

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në Qendrën e ndalimit në afat prej 48 orësh.

Në lidhje me çështjen penale do të zhvillohen edhe procedura tjera hetimore në adresë të të dyshuarve tjerë të mundshëm të implikuar në këtë rast.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori