LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve në Ferizaj

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Arrestohet një person të enjten rreth orës 21:20 në rrugën “Hamzë Jashari”, në Ferizaj, pasi në veturën e tij është gjetur një karikator me një fishek, sasi të substancës narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë legjitimimit të shoferit dhe kontrollimit të automjetit, policia ka gjetur një karikator me një fishek, sasi të substancës narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është bastisur banesa e të dyshuarit, ku janë gjetur dy armë zjarri (pistoleta) dhe një fishek.


“I dyshuari G.H ( M/K) i moshës 26 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’ “, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori