LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Prishtinë, ngacmonte dhe e përcillte në vazhdimësi një grua

Arrestohet një person në Prishtinë, ngacmonte dhe e përcillte në vazhdimësi një grua
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se ngacmonte dhe përcillte në vazhdimësi një grua.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 14:30.


“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke e ngacmuar dhe duke e përcjellë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/