Arrestohet një person në Prishtinë, i konfiskohen armë dhe municion

Një person është arrestuar në rrugën “Viktor Hygo” në Prishtinë, pasi që gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar disa armë dhe municion.
Sipas policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar: një armë automatike e tipit AK/47, një pushkë ajrore, një pistoletë, dy karikatorë për pistoletë dhe nëntë fishekë.
Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy persona tjerë – një mashkull dhe një femër, shtetas kosovarë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































