Në orët e mbrëmjes të së mërkurës në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari B.H., 27 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251