Një mashkull kosovar është arrestuar të hënën nga policia pas dyshimeve se në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar dhe fyer një zyrtar policor përmes publikimeve në rrjetet sociale.

Ngjarja lidhet me një rast të iniciuar më 7 maj 2025, në orën 16:30 në komunën e Lipjanit.


Sipas raportit të policisë i dyshuari ka bërë postime me përmbajtje fyese, kërcënuese dhe denigruese ndaj viktimës, duke e ekspozuar atë në mënyrë të përsëritur ndaj presionit dhe ofendimeve publike.

Pas konsultimeve me prokurorin e rastit, ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit dhe ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar më tej nga organet kompetente. /Telegrafi/