LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Jarinë, dyshohet se u përfshi në sulm me armë zjarri ndaj policëve

Arrestohet një person në Jarinë, dyshohet se u përfshi në sulm me armë zjarri ndaj policëve
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të premte rreth orës 15:00, në Jarinë ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë një person me inicialet M.A, i cili ishte në kërkim.

Sipas njoftimit, personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtarë, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë.


“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet dhe aktivitetet e saja në realizimin e objektivave policore, përfshirë edhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave të kërkuar edhe ky arrestim dëshmon se askush nuk mund t’i ikë drejtësisë dhe herët a vonë do të përballet me forcën e ligjit”, thuhet në komunikatën për media.

Me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kallxo.com mëson se personi është arrestuar në pikën kufitare për llogari të sulmeve që ishin zhvilluar ndaj Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan.

Gjatë atij operacioni disa policë ishin lënduar në shkëmbime të zjarrit ku ishin përdorur edhe armët e gjata.

Operacioni në atë kohë ishte zhvilluar kundër kontrabandës së barnave ndërsa gjatë operacionit policia kishte hasur në rezistencë të grupeve të qytetarëve dhe personave të maskuar.

Njësi speciale të Policisë ishin angazhuar për të qetësuar situatën ndërsa të paktën një makinë e Doganës së Kosovës ishte djegur gjatë intervenimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori