eksperti-banner

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke tentuar që të kryente vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar.


Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raport. /Telegrafi/