Arrestohet një person në Drenas për keqpërdorim seksual të fëmijëve dhe materiale me përmbajte të shfrytëzimit

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe arrestuar një person me dyshimin për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Rasti ka ndodhur në Drenas, më 16 prill në ora 18:00.
“Drenas / 16.04.2026 – 18:00. Në lidhje me rastin, më 27.04.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































