Arrestohet një person në Butel, ka sulmuar një polic

Një banor i Haraçinës ka sulmuar mbrëmë një polic para një restoranti në Butel.
Sipas njoftimit, arrestimi ka ndodhur kur A.S. (28) ka sulmuar fizikisht një punonjës policie i cili po kryente një veprim zyrtar.
Në stacionin policor janë ndaluar edhe dy personat tjerë D.Sh (24) dhe M.S. (22), të dy nga Shkupi, të cilët kanë qenë me të, pasi nuk kanë pranuar të identifikohen.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.
Nga
Telegrafi
02/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































