Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot në orën 12:20 në Ivajë të Kaçanikut kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet Ç.L. (23).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale vjedhje me dënim burgimi prej një vit e pesëdhjetë ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.