LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person dhe konfiskohen 10 kg kanabis

Arrestohet një person dhe konfiskohen 10 kg kanabis

Një person është arrestuar në fshatin Viçisht të Bulqizës në Shqipëri, si dhe janë konfiskuar në shtëpinë e tij 10 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Kjo pasi specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P Dibër, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar “Mëngjesi”.


“Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E.T, u gjet një çantë shpine ku brenda saj kishte 10 pako të mbështjella me natriban të mbushura me lëndë narkotike me peshë 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Nga Specialistët për Narkotikët është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.T, 44 vjeç, banues në fshatin Viçisht, Bulqizë. Lënda narkotike dhe çanta e shpinës u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Telegrafi/