Arrestohet një femër në Prizren, sulmoi fizikisht bashkëshortin e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Prizren, pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 23:00, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar e dyshuara femër K/Ashkalike, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull K/Ashkali. Si provë materiale është konfiskuar një mjet ndërsa e dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se rasti po vazhdon të hetohet./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































