LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një femër në Gjakovë, për keqtrajtim fëmijësh

Arrestohet një femër në Gjakovë, për keqtrajtim fëmijësh
Foto: Ilustrim

Një femër është arrestuar nën dyshimin “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit”.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00 në rrugën “Remzi Pula”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, janë identifikuar dhe tre fëmijë të gjinisë femërore.

“Lidhur me planin operativ ”Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit”, është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe janë identifikuar tri viktima-fëmijë femra kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/